Qazim Laçi e nisi si titullar dje ndaj Bjellorusisë dhe e zëvendësoi më së miri Amir Abrashin. Mesfushori i Ajaccio pas ndeshjes foli për Supersport dhe tregoi rreth ndeshjes dhe të ardhmes së kombëtares.
“Një fitore që e meritonin, me pjesën e parë që bëmë. Këto dy ndeshjet e fituara na dhanë vendin e parë. E kemi treguar në fushë që e meritonim vendin e parë që nga fillimi.
Nuk e nisëm mirë, siç e dëshironim. Ndeshje pas ndeshje, erdhën fitoret që na dhanë vendin e parë. Sigurisht është një grup shumë i mirë. Po ndodhi ndonjë problem prej COVID-19 apo fizik, trajneri është përgatitur të ketë lojtarë sa më shumë në dispozicion.
Kam shumë besim te ekipi. Ka bazë të sigurt. Dalëngadalë do të arrijmë atje ku duhet. Të gjithë njerëzit dhe lojtarët shikojnë që niveli po ngrihet. Kjo na duhet. Të gjithë lojtarët dhe ata që luajnë dhe ata që nuk luajnë japin maksimumin si në ndeshje ashtu dhe në stërvitje.
Trajneri na ka thënë që çdo lojtar duhet të jetë i përgatitur qoftë në stol, në formacion apo dhe në tribunë. Të gjithë lojtarët duhet të jenë të përgatitur, për të gjitha ndeshjet”, u shpreh Laçi. /abcnews.al