Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

U aksidentua me makinë në Vlorë, reagon për herë të parë Françeska Jace

schedule16:36 - 18 Nëntor, 2020

schedule 16:36 - 18 Nëntor, 2020

Françeska Jace ka reaguar tre ditë pasi u përfshi në një aksident automobilistik në hyrje të Vlorës. Burime për abcneës.al bënë me dije se automjeti tip “Ford” me targa “AB 717 Fj” u kthye përmbys, por fatmirësisht nuk pati të lënduar.

Përmes një reagimi në rrjete sociale, duke marrë shkas nga ajo çfarë është shkruar në media, modelja është shprehur se shkak i aksidentit nuk ka qenë shpejtësia apo alkoli.

Për të gjithë njerëzit që janë shqetësuar por dhe për ata që kanë gjykuar po ju tregoj arsyen e aksidentit, nuk ishte as shpejtësia në një zonë të banuar dhe as alkoli pasi çdo test ka dal negativ.

Faleminderit të gjithëve për komentet negative dhe dua të përmend që komentet negative të trilluara nuk kanë vend në këtë aksident pasi diskutohet jeta e një njeriu.

Natyra ime moskokëçarëse që në fillim të jetës time publike më bën të mos t’i marr për bazë dhe mbi të gjitha nëse kam të bëj me njerëz dhe jo me kafshë.”, ka shkruar Franceska. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!