COVID-19 nuk kursen askënd, e pëson ylli i Serie A dhe dy serbë të tjerë

schedule12:38 - 18 Nëntor, 2020

schedule 12:38 - 18 Nëntor, 2020

Një lajm jo i mirë ka ardhur për trajnerin e Lazios, Simeno Inzaghi, nga Serbia. Mesfushori me tipare sulmuese, Sergej Milinkovic-Savic ka rezultuar pozitiv me Covid-19 në rezultatin e tamponit të fundit të kryer.

Kombëtarja serbe i është nënshtruar testimeve një ditë para duelit me Rusinë, ashtu siç e kërkon protokolli mjekësor. Fatkeqësisht, lojtari i Lazios, Darko Lazovic dhe Dorde Nikolic kanë dalë pozitiv dhe ka qenë vetë Federata Serbe e Futbollit, e cila ka konfirmuar lajmin.

 

25-vjeçari është izoluar menjëherë dhe nuk do të jetë pjesë e ndeshjes së sotme për Ligën e Kombeve. Gjithashtu, ai do të humbasë dhe duelin e ditës së shtunë kundër Crotones në Serie A. /abcnews.al