Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Prokurorja e Speciales flet për materialet që u konfiskuan në shtëpitë e ish-krerëve të UÇK-së

schedule12:15 - 18 Nëntor, 2020

schedule 12:15 - 18 Nëntor, 2020

Pranë Dhomave të Specializuara në Hagë ka nisur konferenca statusore në rastin kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, dhe ish-shefit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi.

Një prokurore e Zyrës së Prokurorit të Specializuar u shpreh se ka mbetur që të hetohen një numër materialesh që janë konfiskuar gjatë bastisjeve në shtëpitë e ish-krerëve të UÇK-së.

“Një numër i këtyre hapave hetimorë mund të kryhen vetëm kur çështja mund të bëhet publike. Një pjesë e materialeve që u morën gjatë këtij kontrollimit dhe do të duhen ndoshta hapa tjerë hetimorë lidhur me atë material…. Prokuroria përpiqet që nxjerrja e materialeve të kryhet në një mënyrë që nuk e paragjykon mbrojtjen dhe gjykata të informohet në mënyrën e duhur”, ka thënë prokurorja e Zyrës së Prokurorit të Specializuar.



Konferenca mbi ecurinë e çështjes ka për qëllim organizimin e shkëmbimeve midis palëve. Në këtë konferencë pritet që prokuroria të tregojë se me çfarë lloji të provave disponon. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!