Spitali Onkologjik në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” është pajisur me aparaturën e re moderne, e cilat pritet të përmirësojnë ndjeshëm diagnostikimin dhe trajtimin e pacientëve me sëmundje tumorale.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Evis Sala, ndau në rrjetet sociale pamje nga Njësia e Radioterapisë në Spitalin Onkologjik, ku është trajtuar me sukses pacientja e parë me Akseleratorin e ri Linear.
Sipas mjekëve specialistë, aparatura e re e skanimit mundëson llogaritjen e saktë të dozave të trajtimit për çdo pacient, duke rritur sigurinë dhe efikasitetin e terapisë.
Mjekët theksojnë se teknologjia moderne ndihmon në identifikimin më të shpejtë dhe më të saktë të sëmundjes, duke krijuar mundësi për trajtim më të hershëm dhe më efikas për pacientët.
Investimi në pajisjen e re, një aparaturë e fjalën së fundit të teknologjisë moderne, konsiderohen një hap i rëndësishëm në forcimin e shërbimit onkologjik në vend dhe në rritjen e cilësisë së kujdesit shëndetësor për qytetarët.


