Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Sulm kamikaz në një restorant në somali, vriten 5 persona

schedule02:15 - 18 Nëntor, 2020

schedule 02:15 - 18 Nëntor, 2020

Pesë persona, dy nga të cilët policë, u vranë dhe më shumë se 19 të tjerë u plagosën sot, kur një sulmues vetvrasës sulmoi një restorant në kryeqytetin somalez, Mogadishu, ka bërë të ditur policia.

Një zyrtar policor dhe dëshmitarët thanë se sulmuesi hyri në restorant dhe u drejtua afër akademisë së policisë dhe e hodhi vetën në ajër.

“Të plagosurit janë dërguar në spitalin më të afërt, por disa prej tyre kanë plagë serioze”, i ka thënë Mohamer Abdirahman, polic në vend të ngjarjes, agjencisë së lajmeve, AFP.



Dëshmitari Abdukadir Hussein tha së në kohën e shpërthimit, në restorant ishin dhjetëra persona.

“Shumë nga këta njerëz u plagosën. Personalisht pash tmerrin me sy, pasi trupat e pajetë të dy personave ishin afër meje. Shpërthimi shkatërroi gjithçka”, tha ai.

Deri më tani, askush nuk e ka marr përsipër përgjegjesinë për sulmin.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!