Besa prej disa vitesh garon në Kategorinë e Parë dhe për të mos mjaftuar kjo, verdhezinjtë as nuk mund të luajnë në stadiumin e tyre. Shkak është bërë degradimi i tij.
Fillimisht FSHF i kishte mbyllur tribunën përballë, ndërkohë që tani nuk e lejon më të luajë në të pasi nuk plotëson asnjë kriter për ta licencuar. Stadiumi “Besa” është në gjendje të mjerueshme aktualisht.
Tani online mund të gjesh foto nga më të ndryshmet që tregojnë gjendjen e mjerueshme. Së fundmi në rrjetet sociale shfaqet një foto që tregon se si stadiumi “Besa” është kthyer në një kullotë.
Nëse kthehemi disa vite më pas, ish-kryebashkiaku Elvis Roshi premtonte një stadium modern për Besën dhe qytetin e Kavajës. Një projekt-ide e bërë publike, por që kurrë nuk u vu në jetë. Tani stadiumi “Besa” është thjesht objekt “meme”-sh… /abcnews.al