Ndërsa rastet me Covid-19 janë shtuar ndjeshëm ditët e fundit në vendin tonë, dietologia e njohur Blerina Bombaj ka ndarë një mesazh ku shprehet se nuk neglizhuar asnjë shenjë e lehtë, qoftë dhe kur bëhet fjalë për grip.
Përmes një postimi në rrjete sociale, dietologia ka kërkuar nga ndjekësit e saj të ndajnë disa këshilla bazuar në eksperiencën e tyre me Covid, mes të cilave ka zgjedhur njërën prej tyre. “Një këshillë nga dikush që e ka kaluar Covid-19 dhe ja ka ngjitur edhe familjarëve duke rënë pikërisht në këtë grackë!”, shkruan ajo.
“Një nga rreziqet më të mëdha dhe kurthet në të cilin vendosim veten është kur kemi një shenjë, dy apo tre dhe refuzojmë të besojmë se është Covid-19. Themi u ftoha, e kam nga makina me xhama hapur, nga kondicioneri, e kam grip!” Në fakt, me çdo shenjë që keni në fillim mendoni se keni koronën, pastaj të tjerat! Kjo mund të shpëtojë jetë.”, thuhet në reagim. /abcnews.al