Ka një arsye të fortë për ta parë filmin “The Life Ahead” dhe për ata që e vlerësojnë historinë kinematografike: Sophia Loren. Aktorja italiane do të interpretojë në moshën 86-vjeçare në filmin drejtuar nga djali i saj, Edoardo Ponti. Ponti është bazuar në romanin e Romain Gary “The Life Before Us”.
Gati 60 vjet më parë, Loren interpretoi në “Two Women” një nënë që përpiqej të mbronte vajzën e saj nga tmerret e luftës, një rol që do ta bënte atë të fitonte çmimin Oscar për aktoren më të mirë. Ylli i kinemasë luajti për herë të fundit në “Nine” në 2009 , por që nga ajo kohë ka mbajtur një profil relativisht të ulët.

“The Life Ahead” flet për historinë e një jetimi 12 vjeçar Senegalez Momo. Një ditë, ai vjedh disa sende nga e moshuara Madame Rosa (Sophia Loren), një e mbijetuar e Holokaustit që bën një jetesë të varfër duke rritur fëmijët e prostitutave me të cilët ajo dikur ndau rrugët.
Kur Momo detyrohet t’i kërkojë falje Rozës, ajo pranon ta marrë atë përkohësisht dhe dy individët e vetmuar lidhen me një fat të përbashkët që do të ndryshojë rrjedhën e jetës së tyre. /abcnews.al

