Vjosa Osmani infektohet me koronavirus

schedule15:21 - 17 Nëntor, 2020

schedule 15:21 - 17 Nëntor, 2020

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës njëherësh ushtruesja e detyrës së kreut të Shtetit, Vjosa Omsnai është infektuar me koronavirus.

Lajmin e konfirmon vetë Osmani me anë të një postimi në rrjetet sociale. Kryeparlamentarja shkruan se pasi disa të afërm me të cilët kishte kontakt rezultuan pozitivë në testin për Covid-19, është testuar edhe ajo, ndërsa  ka rezultuar pozitive.

Osmani thotë se në dy javët e ardhshme do të punojë nga shtëpia, ndërkohë që bën thirrje për kujdes maksimal.

Postimi nga Vjosa Osmani:

Të nderuar qytetarë!

Pasi disa të afërm me të cilët kisha kontakt rezultuan pozitivë në testin për Covid-19, u testova në IKSHKP dhe pak më parë u njoftova se edhe unë kam rezultuar pozitiv.

Në dy javët e ardhshme do të punoj nga shtëpia, duke u kujdesur që secili dokument a vendim që kërkon shqyrtim e vendimmarrje dhe që lidhet me përgjegjësitë e mia në të dy funksionet shtetërore që i ushtroj, të trajtohet në kohë. Po ashtu, një numër takimesh do t’i vazhdoj nëpërmjet platformave elektronike.

Përkundër kujdesit maksimal, po shihet që këto ditë virusi është kudo, më i përhapur se kurrë më parë, njëjtë i rrezikshëm si çdoherë. Prandaj, uroj që ta tejkalojmë këtë sfidë bashkërisht, duke mos e injoruar rrezikun nga virusi dhe kujdesin që duhet treguar.

Mirëmbetshi e shëndet të gjithëve!

Vjosa

g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!