Policia ka gjobitur 592 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit për ms vendosje të maskës mbrojtëse në rrugët e Shqipërisë.
Krahas tyre, efektivët e policisë kanë konstatuar 9 persona, të cilët lëviznin në rrugë pas orës 22:00 të mbrëmjes, ndërsa një masë gjobe prej 1 milion lekë është marrë ndaj pronarëve të lokaleve që nuk kanë respektuar masat anti-Covid.
“Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 592 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse“, bën me dije policia.
Njoftimi i plotë
Ndëshkohen me masë administrative 3.000 lekë, 592 qytetarë që u konstatuan duke lëvizur pa maskat mbrojtëse.
Masë administrative 1.000.000 lekë, për një subjekt që nuk respektoi masat anticovid.
Gjithashtu, ndëshkohen me masë administrative 10.000 lekë secili, 9 qytetarë që u konstatuan duke lëvizur në këmbë pas orës 22:00.
Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masës së re për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia.
Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 592 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse.
Gjithashtu, gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar dhe ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, 1 lokal në ambientet e të cilit nuk respektoheshin protokollet e sigurisë.
Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 6 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.
Gjithashtu, gjatë kontrolleve, pas orës 22:00 janë konstatuar edhe 9 qytetarë që lëviznin në rrugë pa arsye të domosdoshme, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative 10.000 lekë secili.
Policia e Shtetit, krahas punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, sigurimin e rendit dhe qetësisë publike, do të vijojnë punën për monitorimin e zbatimit të masave anticovid në të gjithë vendin. Në këtë kuadër i bëhet thirrje të gjithë qytetarëve që të zbatojnë masat anticovid dhe të mos dalin nga banesat e tyre pas orës 22:00 deri në orën 06:00.