Irena Bogdani, pedagoge në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit. Lajmi është bërë i ditur edhe në faqen zyrtare të UT në Facebook.
Në postim shkruhet se kolegët, studentët dhe miqtë e saj “do ta kujtojnë gjithmonë si profesioniste të shkëlqyer, bashkëpunëtore korrekte, model qytetatarie në marrëdhëniet njerëzore.”
Që profesoresha ka ndërruar jetë nga virusi, e bën të ditur ministrja e Arsimit, Evis Kushi.
Në një postim në Facebook, ajo shkruan: “Për profesoreshë Irena Bogdanin në Universitetin e Tiranës ruaj mbresat më të mira nga shumë konferenca shkencore ku kemi marrë pjesë së bashku. Ajo ishte një akademike e profesioniste shumë e mirë dhe gëzonte respekt tek të gjithë kolegët e studentët.
Postimi i plotë i UT
Me hidhërim të thellë mësuam ndarjen nga jeta në mënyrë të beftë kolegia jonë e shtrenjtë, Prof. Asoc. Irena Bogdani.
Ashtu siç jetoi dhe punoi me fisnikëri, urtësi dhe thjeshtësi, ashtu edhe u nda nga kjo jetë pa përzier askënd në vuajtjen e saj. Në këto ditë të trishta për të gjithë ata që e deshën, e vlerësuan dhe mësuan prej saj, ne duam t’iu shprehim ngushëllimet me të sinqerta familjarëve, miqve, kolegëve e studentëve të profesoreshë Irenës, si dhe të kujtojmë e nderojmë jetën e saj, arritjet, punën, këmbënguljen e pafjalë dhe drejtësinë e pashoqe që e karakterizonte.
Kolegët, studentët dhe miqtë e saj do ta kujtojnë gjithmonë si profesioniste të shkëlqyer, bashkëpunëtore korrekte, model qytatarie në marrëdhëniet njerëzore.
Dritë pastë shpirti i saj!
Me hidhërim të thellë mësuam ndarjen nga jeta në mënyrë të beftë kolegia jonë e shtrenjtë, Prof. Asoc. Irena Bogdani. …
Posted by Universiteti i Tiranes. Faqja Zyrtare on Tuesday, November 17, 2020