Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës për shtyp ditën e sotme ka deklaruar se Partia Socialiste nuk bëhet mburojë e askujt.
Kryeministri iu referua çështjes së përfolur gjatë ditëve të fundit në media që lidhet me nisjen e hetimeve nga SPAK për deputetin socialist Ervin Bushati.
Gjatë pyetjes nga gazetarët lidhur me hetimin nga SPAK të deputetit socialist, Rama tha:
“Ne kemi një ndryshim të madh nga partia e syrit e çdo parti tjetër, që ka vetëm hallin e syrit dhe faqes. PS-ja nuk është bërë dhe nuk bëhet asnjëherë mburojë e askujt. Qëllimi është i përbashkët, përgjegjësia individuale. Kjo dihet për këdo që futet në PS. Për çdo kapërcim mes vijës ndarëve për qëllim të përbashkët, secili përgjigjet vetë. Për sa i përket veshjes apo zhveshjes, kjo është një çështje që nuk i takon syrit, por familjes tonë politike. Na takon ne dhe e dimë ne se kur e bëjmë. Mos na qani hallin, sepse ju kemi si hudhër për syrin e keq”.
n.d./abcnews.al