Dyndja në autobusë në kohë pandemie, Tomini në ABC: Përgjegjësi individuale, duhen evituar

schedule12:45 - 17 Nëntor, 2020

schedule 12:45 - 17 Nëntor, 2020

Në një kohë kur linjat e transportit publik, baret dhe restorantet si dhe një sërë institucionesh shihen të tejmbushur me njerëz, Eugena Tomini shprehet se masat e mbrojtjes duhen marrë nga vetë qytetarët.

Shefja e Survejancës dhe Shërbimit të Inteligjencës Epidemike në Institutin e Shëndetit Publik, në një bisedë me gazetaren Juli Xhokaxhi në ABC, u shpreh se një grupmoshë e popullsisë mund ta evitojë përdorimin e transportit publik.

“Përdorimi i transportit publik mund të evitohet. Hiq ata që shkojnë në punë, lëvizin grupmosha të thyera që s’kanë pse lëvizin gjatë pikut. Eliminohen oraret e pikut. Vajtja në bare e restorante është zgjedhje personale. Në vende risku, unë nuk zgjedh të jap jetën. Të frekuentosh barin, për arsye dëshirë, do ishte e udhës të evitohen.”

Ndërsa, sa i përket radhës në institucione shëndetësore, sidomos në ato që ofrojnë mënyra diagnostikimi të Covid-19 si skaneri etj.., Tomini u shpreh se jo të gjithë personat e kanë të domosdoshme t’i bëjnë këto konsulta.

“E theksoj,do kemi edhe përplasje, mbingarkese, ta minimozomë duke mbajtur distancën. I bëhet strukturës një lloj tirazhi në kohë pandemie, një vetërregullim i strukturës duhet të ndodhë.”

Numri i testimeve, sipas Tominit, është rritur dhe tashmë shton ajo po raportohen edhe ato të bëra në laboratore në licensuara të privatit.

Nëse dikush është person i dyshuar si i infektuar, bashkë me familjen nuk duhet të kryejë aktivitet rutinë, por të izolohet.

Kështu u shpreh ajo e pyetur rreth vonesës së përgjigjes nga 127. Ndërsa, Tomini shtoi gjithashtu se bërja e tamponit mund të vonohet edhe 5 ditë, pasi që testi të bëhet  duhet që personi në fjalë të ketë shenja klinike.

Sa i përket recetave që po qarkullojnë ne mesazhe Whatsapp-i, Eugena Tomini u bëri thirrje qytetarëve që të ndjekin vetëm sistemin e referimit, të konsultohen me mjekun e familjes dhe të mos marrin një apo më shumë antibiotikë apo edhe të kombinuar me antiviralë, me iniciativën e tyre personale.

“Covid është infeksion viral, nuk dominohet nga antibiotiket, nuk ka protokoll për antiviralët. Të mos përdoren antibiotikë që në fillim të shenjave…të kombinuar me antiviralë. Zbatoni sistemin e referimit, nga mjeku i familjes.” s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!