Shifra të larta të infektuarish me Covid, Moska e kthen qendrën e sporteve dimërore në spital

schedule16:38 - 16 Nëntor, 2020

schedule 16:38 - 16 Nëntor, 2020

Shifrat e larta të të infektuarve me Covid në Rusi, ka bërë që autoritetet së fundmi të vendosin që të kthejnë në qendër spitalore qendrën e sporteve dimërore në Moskë.

Mediat e huaja bëjnë me dije se mjekët rusë kanë thënë se palestra do të shërbejë si spital i përhershëm për shkak se kapacitetet ruse po tkurren për çdo ditë, si pasojë e ngritjes enorme të rasteve me infektime.

Në këtë qendër janë të vendosura të gjitha pajisjet mjekësore për diagnostikim dhe trajtim të pacientëve, ka bërë të ditur mjeku përgjegjës, Andrei Shkoda. Ai ka thënë se Qeveria ruse ka investuar në pajisje digjitale, që mjekëve të mos u mungojnë pajisjet dhe aparaturat e nevojshme.

Rusia po përballet me më shumë se 22 mijë raste të reja me koronavirus brenda një dite, duke ngritur alarmin nga radhët e mjekëve se vendi mund të ngelet pa burime të mjaftueshme për të gjithë pacientët e shtruar.

Ndërkohë javën e kaluar Rusia ka theksuar se vaksina “Sputnik V” ka rezultuar me 92 për shkallë efikasiteti në mesin e vullnetarëve, edhe pse janë testuar vetëm disa dhjetëra raste të dyshuar. Kremlini po mundohet të ruajë hapin krahas laboratorëve perëndimorë. Kompanitë “Pfizer” dhe “BionTECH” tashmë kanë bërë të ditur se vaksina e tyre ka rezultuar me 90 për qind shkallë efikasiteti gjatë testimeve në mijëra pacientë të prekur me koronavirus./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!