Zhdukja e shqiptares, zbulohen SMS-të drejtuar vëllait: 5 mijë € po deshe të shohësh motrën

schedule16:27 - 16 Nëntor, 2020

schedule 16:27 - 16 Nëntor, 2020

Vajza 19-vjeçe me origjinë shqiptare, Artemis Vasili vijon që të jetë e zhdukur prej më shumë se një muaji në Greqi, ndërsa nuk ka asnjë gjurmë të saj. Ditën e sotme në mediat greke, avokati i familjes ka deklaruar se vëllait të shqiptares së humbur i ka ardhur një mesazh nga një individ që i kërkonte 5 mijë euro në mënyrë që të lirojnë motrën e tij.

“Ai mori disa mesazhe me tekst në celularin e tij, ku i thuhej që nëse do të paguante një shumë dhe konkretisht 5,000 euro, atëherë motra e tij do të kthehej në shtëpi. Sigurisht, që nga momenti i parë mesazhet iu dhanë Prokurorisë së Krimit Kibernetik për hetime të mëtejshme. Pastaj i kërkuam dërguesit të panjohur të mesazhit që të na jepte një send (provë) qe e kishte vajzën, por ai u zhduk.

Ne i dhamë të gjitha informacionet autoriteteve kompetente dhe do të paraqesim një proces gjyqësor për zhvatje dhe mashtrim për sms-të që vëllai i vajzës mori në celularin e tij. Besoj se autoritetet kompetente po kryejnë hetimin dhe janë afër gjetjes së dërguesit të panjohur të mesazheve që është grua ” tha Anastasios Dougas.

Vajza u zhduk në 16 tetor, ndërsa prindërve u kishte thënë se do të shkonte në një intervistë pune. Më pas për herë të fundit është fiksuar nga disa kamera në një stacion autobusi, por edhe pse mori disa dëshmi të qytetarëve, policia nuk ra në gjurmët e vajzës.  Ditën kur Artemis u zhduk, kishte veshur pantallona të zeza, këpucë të bardha, një këmishë blu të hapur me vija të bardha dhe një çantë të zezë shpine./db/Abcnews.al