Familja e Orgesa Zaimit ka qenë infektuar me koronavirus. Lajmin e ka bërë me dije vetë këngëtarja përmes një postimi në rrjete sociale, ku shkruan ndërsa ka uruar publikisht bashkëshortin për ditëlindje, ka zbuluar se kanë kaluar dhe Covid-19.
Si duket familja e këngëtares e ka kaluar lehtë koronavirusin dhe për këtë gjë ajo shprehet se ndihen të bekuar që nuk pati pasoja të rënda. Sakaq, ajo uron urim të shpejtë për të gjithë ata që janë prekur nga virusi.
“Faleminderit për simpatinë e dashurinë tuja. Po, ne e kaluam Covid-19. Urojmë shërim për të gjithë dhe ndihemi të bekuar nga Zoti që për familjen tonë nuk pati pasoja. Jemi në dorë të Zotit”, shkruan Orgesa. /abcnews.al