Katër persona janë arrestuar nga Policia për vepra të ndryshme penale.
Një 58 vjeçar është arrestuar nga Policia pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj djalit të tij, të cilit iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Sakaq materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.
Tiranë/Informacion
Arrestohen në flagrancë 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Forca e posaçme “Shqiponjat”, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër aktivitetit kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, goditi 2 raste të tjera, si rezultat i të cilave u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
- E. T., 26 vjeç, pasi në rrugën “Njazi Meka”, gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kokainë;
- E. T., 20 vjeç, pasi në Rrugën e Xhabrahimeve, gjatë kontrollit në mjetin me të cilin qarkullonte iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike cannabis sativa.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Sh. P., 58 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj djalit të tij, të cilit iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. K., 24 vjeç, pasi është kapur në flagrancë duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë./abcnews.al/