Deputeti i PS nën hetim, Yuri Kim thirrje SPAK: Mbani kursin, jini të ashpër!

schedule12:56 - 16 Nëntor, 2020

schedule 12:56 - 16 Nëntor, 2020

Një ditë pasi SPAK, Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion, nisi hetimin për deputetin e Partisë Socialiste, Ervin Bushati, ambasadorja Yuri Kim ka publikuar një mesazh mbështetjeje në Twitter, për prokurorët. SHBA thotë se hetimi dhe akuzat janë inkurajuese, ndërsa shton se SHBA është në mbështetje të Reformës.

“Hetimet dhe aktakuzat e SPAK janë inkurajuese, një shenjë e qartë se SPAK po lëviz përpara, hap pas hapi për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar. Mbani kursin, jini të ashpër. Vazhdoni të bëni punën tuaj të rëndësishme. SHBA është me njerëzit e Shqipërisë në mbështetje të reformës në Drejtësi”, thotë Kim.

n.d./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!