Duke folur nga Kuvendi këtë të hënë, kryeministri Edi Rama ka kritikuar opizitën që, sipas tij, por përdor pandeminë për të bërë politikë.
Kreu i qeverisë u shpreh se Shqipëria ka një opozitë specifike, që sipas tij se ka parë askund tjetër, ka një opozitë që edhe kur i bie një sëmundje botës një herë në 100 vite, “nuk gjen forcë për t’u bashkuar me shumicën.”
“Shqipëria ka një specifike, ka një nga opozitat, që për fat të keq, edhe një here në 100 vjet kur bie një sëmundje, nuk gjen arsye dhe forcë për t’u bashkuar me shumicën e për të luajtur një rol njerëzor e konstruktiv. Jo duke hequr dorë nga kritikat, detyra për ta nxitur qeverinë në drejtimin e duhur, por duke mos bërë, krimin e dezinformimin dhe të fabrimikimit të një realiteti që nuk është i sotëm për fat të mirë.”
Rama u shpreh se është krim të thash që spitalet e vendit janë në kolaps, pasi sipas tij, nuk janë.
“Nuk janë siç mund të jenë në disa zona të shteteve të fuqishme të botës, ku të sëmurët dergjen dyshemeve, siç ka ndodh në Lombardi.Nuk është e vërtetë që mungojnë ilaçet, protokollet tona janë të njëjta me shtete të tjera.”
Kurse, sa i përket çështjes së testimeve, Rama u shpreh se “diskutimet janë qesharake” pasi ato janë në shërbim të hetimit epidemiologjik. s.b/abcnews.al/