Historia e rrallë e nënës së re nga Tropoja: Kam 7 fëmijë, një bekim nga Perëndia

schedule09:02 - 16 Nëntor, 2020

schedule 09:02 - 16 Nëntor, 2020

Mund të duket shumë e rrallë në ditët e sotme, por është e vërtetë. Një nënë e re nga fshati Fierzë i Tropojës ka lindur plot 7 fëmijë.

Në një lidhje me Skype për ‘ABC e Mëngjesit’, Ajlin ka treguar historinë e saj, ku ndryshe nga çfarë mund të mendohej për të lodhja nuk është një pengesë.

Ajo është shprehur se fillimisht të gjithë mendojnë se ajo ka qenë në kërkim të një djali, por jo pasi fëmijët kanë lindur gjashtë të parët binjakë.

“Të gjithë binjakë, përveç të voglës. Është një bekim nga Perëndia dhe nuk e kemi ndjerë lodhjen. Djalin e kam të parin dhe kam më pas gjashtë vajza. Të gjithë mendojnë se kam qenë në kërkim të një djali, por jo.

Duhet thjesht mirëkuptim. Të tjerët janë luks dhe jo lodhjes. Ne jetojmë në Fierzë të Tropojës. Zakonisht kemi shumë impenjime në karrierë si unë dhe bashkëshorti. Ndodh që vajzat binjake flen bashkë dhe thonë mami do fle unë me ty, unë me ty. Po me rëndësi ka që zgjohemi bashkë”, rrëfeu nëna e buzëqeshur. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!