Agjencia e OKB-së për emigracionin refuzon të emëruarin e Trump

schedule21:27 - 29 Qershor, 2018

schedule 21:27 - 29 Qershor, 2018

Agjencia e OKB-së për refugjatët ka refuzuar të emëruarin e presidentit Donald Trump për drejtor të përgjithshëm, duke shënuar herën e dytë në histori që agjencia nuk do të drejtohet nga një amerikan. Emri i Ken Ajsaks, drejtues i një shoqate bamirësie të krishterë, u eliminua pas tre raundesh votimi. Politikat agresive të presidentit Trump ndaj emigracionit klandestin, propozimi i tij për të shkurtuar fondet për agjencinë, si dhe komentet anti-islamike të bëra më herët nga Ajsakson duket se kanë qenë motivet e refuzimit. Portugezi Antonio Vitorino, ish-komisioner i BE-së, është zgjedhur për të drejtuar Organizatën Ndërkombëtare për Emigracionin. Diplomatët kanë deklaruar se përzgjedhja e këtij të fundit është ndihmuar nga përpjekjet e BE-së për të gjetur një zgjidhje të përbashkët ndaj krizës së emigracionit. /abcnews.al