Divjakë, një fëmijë 14 vjeçar humbi jetën pasditen e sotme në fshatin Këmishtaj të Divjakës. I mituri u përplas nga një zetor nga kushëriri i tij. Policia shoqëroi drejtuesin e zetorit, 30 vjeçarin Ervis Hallkanjari.
Informacion paraprak
Në datën 29.06.2018, rreth orës 15:45, në fshatin Këmishtaj, Divjakë, shtetasi E.A, 30 vjeç, banues në fshatin Këmishtaj, duke punuar në tokën e tij me mjetin bujqësor tip zetor, ka përplasur aksidentalisht djalin e tezës së tij shtetasin Xh.N, 14 vjeç.
Shtetasi Xh.N ndërroi jetë në Spitalin e Lushnjes.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./abcnews.al