Shqipëria ka gjetur edhe golin e tretë në minutën e 61-të në sfidën shtëpiake të Nations League kundër Kazakistanit.
Kuqezinjtë fituan një penallti. Amir Abrashi u pengua në zonën kundërshtare dhe ekzekutimin e mori përsipër Rey Manaj.
Sulmuesi lushnjar nuk gaboi nga pika e bardhë, duke shënuar golin e qetësisë për kombëtaren e Shqipërisë. /abcnews.al