Sapo ka nisur në ABC spektakli më i ri, ‘Gladiator’, i cili premton shumë sfida dhe emocione që do të trasmetohen në çdo ekran shqiptar.
Dy moderatorët e njohur, Enis Ujkani dhe Anna Lika kanë prezantuar edhe të ftuarit e mbrëmjes së sotme. Bëhet fjalë për katër aktorë të shkëlqyer të emisionit të humorit ‘Al Pazar’: Genc Lleshi, Klejdi Gishto, Alex Prodani dhe Ersiljano Xhelollari.
Gjatë prezatimit të këtij të fundit, Anna ka treguar edhe një sekret nga koha kur studionte në Universitetin e Arteve. Ajo është shprehur se nuk do të bëjnë lëshime me pikët pavarësisht se Ersiljanos i ka disa para borxh.
Madje me plot humor, bukuroshja ka shtuar se do ta ndihmoj sot te një garë, që mos t’ja quaj më.
“Nuk bëjmë lëshime. Pazare s’ka, unë ju kam shokë. Miq, vëllezër, po në gara s’ka lëshime. Faktikisht do të tregoj një sekret shumë të vogël që publiku nuk e di. Unë këtij djalit këtu, i kam disa lekë borxh që nga koha e Akademisë, shpresoj mos të m’i kërkoj sot. Do ta ndihmoj te një garë dhe pastaj të mos mi quaj më”, tha Anna. l.k/abcnews.al