Reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë sërish Elbasanin gjatë orëve të pasdites. Për pasojë uji ka vërshuar në rrugë duke përmbytur disa prej tyre e duke sjellë vështirësi në qarkullim. Një nga rrugët e përmbytura ka qenë edhe ajo që lidh qytetin me autostradën Elbasan-Metalurgji.
Në Elbasan sistemi i kullimit ka qenë funksional, por për shkak të intensitetit të lartë pusetat nuk kanë përballuar thithjen e ujit në disa segmente. Megjithatë pas pushimit të shiut rrugët janë kthyer në normalitet. Sipas informacioneve të marra përmbytje ka pasur në disa fshatra të Elbasanit dhe të Cërrikut, veçanërisht në Klos ku përroi doli nga shtrati dhe përmbyti rrugën e të mbjellat. /abcnews.al