VIDEO/ “I yti ta bën të keqen”, shikoni autogolin më të çuditshëm

schedule12:07 - 15 Nëntor, 2020

schedule 12:07 - 15 Nëntor, 2020

Japonia çdo javë prodhon gola nga më të ndryshmit, kryesisht nga distanca. Një ditë më parë ka prodhuar një autogol që është shpërndarë goxha në rrjetet sociale.

Gjithçka ndodhi në ndeshjen Yokohama Marinos-Urawa Reds, që u mbyll me rezultatin 6-2 për vendasit. Protagonist ishte qendërmbrojtësi Makito Ito, i cili në fakt ishte i pafat.

Portieri i Yokohoma doli të largonte një top dhe e goditi fort, por drejt e në trupin e Ito. Topi u devijua dhe u kthye mbrapsht, duke u ndalur drejt e në rrjetë edhe pse distanca nuk ishte e vogël. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!