Dyshohet se vrau Ahmet Toskën: 52-vjeçari ka pasur konflikt me viktimën, mohon autorësinë

schedule11:22 - 15 Nëntor, 2020

schedule 11:22 - 15 Nëntor, 2020

Mëngjesin e së dielës është vënë në pranga autori i dyshuar i vrasjes së Ahmet Toskës në Fier.

Gazetarja e ABC, Valbona Davidhi raporton duke cituar burime nga Prokuroria, se 52-vjeçari Fatmir Hoxhaj është aktualisht në fazën e mohimit, pra nuk e ka pranuar autorësinë.

Po ashtu, gazetarja raporton se prokurorisë i kanë lindur dyshimet për shkak të së kaluarës së Hoxhajt. Në një periudhë në të shkuarën, ai ka pasur konflikt me viktimën.

Lexo edhe: U ekzekutua në sy të bashkëshortes, arrestohet vrasësi i dyshuar i Ahmet Toskës

Gjatë hetimit për një muaj, prokuroria ka pasur përgjime mjedisore, ambientale që e kanë çuar drejt bindjes se Fatmir Hoxhaj mund të ketë gisht në këtë vrasje.

Megjithatë, shton gazetarja Davidhi mbetet për t’u shqyrtuar edhe motivi i pronësisë, apo nëse vrasja është bërë për motive të dobëta.

Hoxhaj mbetet në pozitat e të dyshuarit, ndërsa burime për gazetaren Valbona Davidhi bëjnë të ditur se hetimet vijojnë.

Mendohet se ka edhe persona të tjerë, që dyshohen për bashkëpunues apo ndihmës në fshehjen e armëve.

Ngjarja pritet të ketë të papritura. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!