Partia Demokratike ka reaguar pas shoqërimit në komisariat të ish-deputetit të PD-së, Kastriot Islami, që u kap pa maskë në zonën e liqenit artificial mbrëmjen e sotme. “Hakmarres i vogel e i neveritshem. Ja per cfare e perdor policine…” shkruan Edi Paloka, duke akuzuar Edi Ramën.
Reagimi nuk ka munguar as nga LSI-ja. N/ kryetari i kësaj partie, shkruan “Këta janë kafshë” referuar shumicës qeverisëse. Ish-deputeti Islami u shoqërua në komisariatin nr. 2 në Tiranë, pasi u kap në rrugë pa maskë mbrojtëse.
Efektivët e policisë e ndaluan. Policia ka shpjeguar se personat që kapen pa maskë dhe nuk pranojnë që të japin kartën e identitetit për të vendosur gjobën shoqërohen në komisariat.
E njëjta procedurë duket se ka ndodhur edhe me Islamin. Pasi u shoqërua dhe iu morën të dhënat, ai është lënë i lirë. Gjoba për mos mbajtjen e maskës është 3 mijë lekë të reja. / db/Abcnews.al