Analisti Frrok Çupi thotë se pjesëmarrja e kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e OKB në SHBA, është moment shumë i rëndësishëm për Shqipërinë.
Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Çupi u shpreh se Rama do të kërkojë drejtësi për ish krerët e UÇK.
Çupi shtoi se rajoni i Ballkanit ndodhet aktualisht në një pozitë delikate.
“Është moment shumë i rëndësishëm, për disa arsye, sidomos arsyet tona dhe të kontinentit. Krye arsyeja e gjësë, pozita shumë delikate e liderëve të UÇK. Kjo nuk është përshëndetur nga askush. Është vendim që nuk i reziston as ligjit, as moralit. Rajoni është shumë delikat, nëse edhe një vendim i tillë e rëndon rajonin, do kishte pasoja të rënda. Rama ka për të kërkuar nga bota demokratike dhe gjyqësore, do kërkojë drejtësi. Momenti tjetër është pjesëmarrja më e drejtpërdrejt e fuqive të mëdha, të Kombeve të Bashkuara në rajon.
Shqipëria funksionon si anëtare e Bordit të Paqes. Gjithashtu, kryeministri i Shqipërisë përfaqëson vendin tonë, por edhe frymë europianiste. Ne po e vuajmë pjesëmarrjen në Bordin e Paqes, nga armiqtë e paqes në botë. Nga njëra anë jemi të sulmuar, nga ana tjetër jemi me kontributin më të madh që mund të ketë një shtet për shuarjen e vatrave të luftës”, theksoi ai./abcnews.al

