Kryeministri Edi Rama ka postuar një foto të ish-presidentit Hashim Thaçi ndërsa e shoqëron me mbishkrimin “Liria ka emër”. Ish-kreu i shtetit të Kosovës ndodhet në Hagë pas akuzave të ngritura nga Prokuroria Speciale për krime lufte.
Bashkë me të në Hagë po përballen me drejtësinë edhe Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Kreu i qeverisë shqiptare, por edhe liderët e tjerë politikë nga Presidenti te kreu i opozitës kanë shprehur mbështetjen për kupolën e UÇK-së.
db/Abcnews.al