Ish-drejtori i Drejtorisë Publike-Civile të UÇK-së në Zonës Operative të Pashtrikut, Sabahajdin Cena, thotë se lufta e UÇK-së ishte e drejtë, “mirëpo ajo u fëlliq nga forcat barbare serboçetnike”.
Sipas tij, forcat serbe në vend të ballafaqimit me luftëtarët e UÇK-së, ata masakruan popullatën civile.
“Gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, forcat barbare serboçetnike duhej të ballafaqoheshin me luftëtarët e lirisë e me çlirimtarët, por e fëlliqën pastërtinë e luftës së djelmoshave të Adem Jasharit. Ç’u duhej forcave serbo- çetnike masakra mbi pleqtë, gratë dhe fëmijët e familjes Jashari, ç’u duhej i tërë ai masakër mbi Delijajt, mbi Elshanët, ç’u duheshin breshëritë mbi popullatën e Rahovecit, ç’u duheshin masakrimet e trupave në Reçak, në Izbicë, në Qyshk, në Beleg, në Mejë, në Korenicë, në Rogovë të Hasit, në Therandë, në Grashticë, në Hallaq e Ribar dhe e tërë kjo vistër masakrash qe prirë prej sadizmit barbar terrorist të atyre që drejtonin dhe tash e drejtojnë shtetin që dogji Kosovën, shtetin që vrau 1340 fëmijë, shtetin që dhunoi rreth 20.000 femra, shtetit që dëboi mbi një milion shqiptarë, shtetit që kurrë nuk u ngopë me gjak shqiptari.
Edhe në arealen luftarake që mbulonte Brigada 124 “Gani Paçarizi” e Zonës Operative të Pashtrikut, forcat paramilitare të ndihmuara edhe nga banorët e armatosur serbë të komunës së Rahovecit, nga policia dhe ushtria, është dashur të zhvillojnë një luftë me luftëtarët e lirisë, por edhe këtu luftën e fëlliqën serboçetnikët që me barbarinë e tyre vranë e masakruan nëpër; Fortesë, Celinë, Hoçë të Vogël, Nagac, Brestos, Reti, Apterushë, sërish në Rahovec, Zatriq, Pastasel, Rakovinë, Krushë të Madhe e Krushë të Vogël, e fëlliqën edhe më shumë duke i zvarritur trupat e pajetë nëpër Serbi në mënyrë që të zhduket çdo gjurmë e krimeve monstruoze”, shprehet ai.
Ndër të tjera Cena për mediat vendase ëhstë shprehur se trupat u shpërndanë grykave, lumenjve e liqeve të Serbisë-shtetërore, sepse këto i bëri shteti i Vuçiqit e i Daçiqt në frymën e Milosheviqit.
“Pra, pastërtinë e fëlliqën forcat teroriste serboçetnike që me kufomat e vëllëzerve tanë ngritën një kodër duke i zvarritur me qerret e tyre të turpit, dhe ende i mbajnë të fshehur”.
Cena fëlliqtin e forcave serbe e krahason me atë të Akilit për sadizmin që ushtroi mbi trupin e vdekur të Hektorit, i vrarë në Luftën e Trojës.
“Qysh në luftën greko-trojane, Akilit nuk i lejohej, që pas vrasjes së Hektorit ta zvarrisë me qerren triumfale trupin e tij përreth mureve të Trojës, e as të presë që të vinte e t’i lutej Priami-plak për t’ia dorëzuar trupin e pajetë të Hektorit. Pra, pastërtinë e fëlliqi Akili me tërë sadizmin që ushtroi mbi trupin e Hektorit të vrarë”.
Ish-drejtori i Drejtorisë Publike-Civile të UCK-së në Zonës Operative të Pashtrikut, Sabahajdin Cena, në janar të vitit 2019 është intervistuar nga Gjykata Speciale e Hagës./abcnews.al