Të mërkurën e 27 Qershorit një 26-vjeçar shqiptar u vra me thikë në Athinë.
Këtë të premte, mediat greke raportojnë se autori i vrasjes është vetëdorëzuar në polici.
Autoritetet nuk ka dhënë shumë detaje mbi të, por thonë se është bashkëkombas i të vdekurit dhe se e ka vrarë për të larë disa hesape personale.
Dëshmitarë në vendin e ngjarjes treguan se 26-vjeçari, i identifikuar nga mediat greke si Mario Lesku, ishte përplasur me një person në mes të rrugës.
Ky i fundit e goditi Leskun me thikë. 26-vjeçari u dërgua në spital dhe ndërroi jetë atje./abbcnews,,al