Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Një në 4 qytetarë të testuar në Kosovë ka dalë i infektuar me koronavirus

schedule23:53 - 13 Nëntor, 2020

schedule 23:53 - 13 Nëntor, 2020

Nga të gjitha testet e bëra për diagnostikimin e koronavirusit në Kosovë, një nga katër persona ka rezultuar pozitivë për virusin. Deri më tani, në Kosovë kanë arritur të testohen 115.794 persona, ku 27.851 prej tyre kanë dalë me Covid-19, raporton Gazeta Express.

Kosova ka pasur në total 798 raste vdekje të lidhura me virusin nga SARS-COV2. Numri aktiv i rasteve në Kosovë është 10.191. Ndërkaq, numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani është 16.862. Sot në Kosovë janë shënuar 963 raste të reja ditore me virus, numër ky rekord i të infektuarve brenda një dite.

Si pasojë e numrit të madh të rasteve, qeveria e Kosovës të enjten ka ndërmarrë masa të reja për parandalimin e përhapjes së COVID-19, të cilat kanë hyrë në fuqi të premten në ora 18:00./ db/Abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!