Presidenti i zgjedhur Joe Biden pritet të angazhojë në pozitën e ambasadores së SHBA-ve në Kombet e Bashkuara, ish-kandidaten presidenciale të Demokratëve më 2016-ën, Hillary Clinton.
“Fox News” shkruan se ekipi i Bidenit ka marrë nën shqyrtim kandidaturën e gruas së ish-presidentit amerikan, Bill Clinton, duke besuar se ish-Sekretarja e Shtetit Amerikan mund të rrisë reputacionin e Amerikës në sytë e bashkësisë ndërkombëtare.
Ish-kandidati kryesor Pete Buttigieg po garon gjithashtu për postin e ambasadorit në Kombet e Bashkuara.
n.d./abcnews.al