Gjatë periudhës korrik –shtator në vend është regjistruar një dyfishim i numrit të personave që kanë humbur jetën. Sipas të dhënave demografike të INSTAT rritja e humbjes së jetëve në tremujorin e tretë rezulton të jetë 25,7 % ose 1288 persona më shumë.
Por edhe nëse të dhënat i krahasojmë si 9 mujor diferenca është e madhe. Në 9 muajt e 2019 kanë humbur jetën 16 mijë e 516 persona nga 17 mijë e 398 gjatë këtij viti ose rreth 900 persona më shumë. Ekspertja e statistikave Ines Nurja thekson se kjo situatë lidhet direkt me covid por për të pasur një panoramë të qartë duhet që të mblidhen statistikat e të gjithë vitit.
Ines Nurja pranon se një tjetër shkak i rritjes së vdekshmërisë kundrejt mesatares lidhet edhe me faktin se shumë sëmundje të tjera janë lënë pas dore si nga pacientët edhe nga spitalet. Përtej rritjes së numrit të vdekjeve në Shqipëri vitin e fundit ka pasur edhe një ulje të ndjeshme të lindshëmrisë.
Sipas pedagoges Ines Nurja shkaku kryesor mbetet emigrimi i të rinjve. Me një përllogaritje në tre mujorin e tretë rezulton se kanë humbur jetën 60 persona në vit. Ndërkohë që rezulton numri i personave që kanë humbur jetën është më i larti i 5 viteve të fundit.
Vdekjet në periudhën korrik-shtator
2019 5.006 persona
2020 629,4 persona
Vdekjet si 9 mujor
2016 15,606 persona
2017 16.824 persona
2018 16.346 persona
2019 16.516 persona
2020 17.398 persona
db/Abcnews.al