Përfundon takimi i Ramës me naftëtarët, Dautaj: Ndihmë financiare për 12 muaj

schedule17:43 - 13 Nëntor, 2020

schedule 17:43 - 13 Nëntor, 2020

Ka përfunduar takimi i përfaqësisë së naftëtarëve  të Ballshit me Kryeministrin Rama.

Në përfundim të takimit kreu i sindikatës Sokol Dautaj tha se me kryeministrin kishin arritur në marrëveshjen për mbështetjen financiarë deri në 12 muaj.

Sipas tij, naftëtarëve do tu jepet 40 mijë lek çdo muaj në një periudhë kohore prej një viti ndërkohë që është rënë dakord që të paguhen edhe sigurimet shëndetësore dhe shoqërore.

Dautaj gjithashtu tha se Kryeministri Rama i kishte deklaruar se Uzina do të menaxhohet në vazhdim nga një kompani serioze.

“U parashtrua gjithë problematika që ne kishim mbartur në vite, pagat e prapambetura në vitet 2015 dhe 2016. Për këtë nuk u arrit dakordësi pasi dihet që qeveria nuk është dakord ndërsa tha të drejtohemi rrugëve ligjore. Ramë dakord që mbështetja financiare do të jetë për një periudhë të caktuar kohore.

Kemi rënë dakord që do të jepet 400 mijë lek për 12 muaj, plus sigurimet shëndetësore dhe shoqërore. Ne kërkuam që pagat e para ti merrnim nga dy paga në muaj për shkak të vështirësive financiare që kemi, dhe në muajt e tjerë paga përkatëse.

Nga kryeministri u hodh ideja për ardhjen e një kompanie serioze, shpresoj që ajo që njoftoi kryeministri për kompaninë, shpresojmë të jetë e vërtetë. Në listë pagesë janë 870 naftëtarë”, tha Dautaj.

n.d./abcnews.al