Ramen Çepele është debutuesi më i ri në historinë e kombëtares sonë. 17-vjeçari u aktivizua në vëllazëroren me Kosovën dhe pritet të marrë minuta edhe në ndeshjet ndaj Bjellorusisë dhe Kazakistanit.
Sot djaloshi ishte në konferencë për shtyp bashkë me Gjimshitin dhe foli rreth gjendjes së kombëtares dhe transferimit te Hannover.
“Është një emocion i paparë, fantastike, krenari ajo që kam bërë, është gjë shumë e bukur. Të gjithë lojtarët e tjerë më kanë ndihmuar. Më kansë qëndruar afër dhe nuk kam pasur shumë vështirësi.
Them se shumë lojtarë nga skuadra më kanë ndihmuar shumë. Kam edhe njërin prej tyre afër (Gjimshiti) që më a ndihmuar shumë dhe e falënderoj shumë.
Gjithçka mund të arrihet, shpresoj shumë të arrijmë në Europian dhe në Botëror dhe të gëzojmë gjithë shqiptarët. Them se duhet të pres momentin tim, jam akoma i vogël, kam shumë për të bërë. Unë them se te Hannover kam më shumë shanse për të arritur të ekipi i parë.
Në Shqipëri është shumë e vështirë sepse nuk i favorizojnë shumë lojtarët e rinj. Jo, me Conte nuk kam pasur asnjë kontakt. Fitoja ndaj Kosovës na duhej të ishim pozitivë. Jam shumë optimist dhe ndihem mirë”, u shpreh talenti kuqezi. /abcnews.al