Spitalet rajonale në pritje të infektuarve me Covid, 15 pacientë të shtruar në Durrës

schedule10:30 - 13 Nëntor, 2020

schedule 10:30 - 13 Nëntor, 2020

Situata pandemike në vend prej ditësh vijon të jetë e rëndë, shifrat e rasteve të reja me Covid janë të larta duke bërë që autoritetet përgjegjëse tashmë të përgatisin dhe spitalet rajonale për tu ardhë në ndihmë pacientëve me Covid.

Burime për ABC bëjnë me dije se deri më tani në Spitalin e Durrësit po marrin trajtim mjekësor 15 pacientë të infektuar me Covid.

Sipas gazetarit Leonidha Musaj, burime brenda spitalit i kanë konfirmuar se pacientët të cilët kanë simptoma të lehta mbahen nën vëzhgim për një periudhë dy tre ditore dhe në rast përmirësimi i dërgojnë në shtëpi ose nëse ka përkeqësim të gjendjes i nisin drejt Tiranës.

Ndërkohë ndër të tjera mësohet se për afro tre katër ditë ambjentet e spitalit Infektiv të qytetit, i cili ka në dispozicion 40 shtretër dhe  do të funksionojë në bazë të protokollit të ministrisë së Shëndetësisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!