Me probleme mendore, identifikohet qytetari që u vetëdogj në Tiranë

schedule10:29 - 13 Nëntor, 2020

schedule 10:29 - 13 Nëntor, 2020

Identifikohet qytetari që u vetëdogj mbrëmjen e djeshme në bulevardin “Zhan d’Ark”, poshtë urës së Lanës në Tiranë.

Burime bëjnë me dije se bëhet fjalë për 83-vjeçarin M. Selimaj, i cili është vetëdjegur me benzinë. Gazetarja Xhensila Kodra duke iu referuar burimeve policore raporton se 83-vjeçari ishte me probleme mendore.

Ngjarja ndodhi mbrëmë rreth orës 18:18, tek bulevardi “Zhan D’ark’, ndërsa i moshuari ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra nga flakët. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!