“Bota shihet me sytë e tu”, Xhensila Myrtezaj ndan foton e ëmbël me të bijën

schedule10:39 - 13 Nëntor, 2020

schedule 10:39 - 13 Nëntor, 2020

Xhensila dhe Bes Kallaku u bënë prindër të një vajze dy vite më parë. Çifti i njohur i showbizzit e pagëzuan vogëlushen e tyre me emrin e veçantë tipik shqiptar, Ajka. Ata kanë treguar shpesh sesa shumë e ka ndryshuar Ajka jetën e tyre, ndërkohë që nuk kanë munguar as dedikimet e ëmbla kundrejt saj.

Së fundmi, ka qenë Xhensila e cila ka publikuar një imazh ku shfaqet bashkë me Ajkën duke shijuar bukuritë e natyrës, krahas së cilës ka shkruar dhe disa fjalë prekëse. “Bota shihet me sytë e tu. #Ajkashpirtit #Celsizemrës”, ka shkruar këngëtarja.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Xhensila Myrtezaj (@xhensilamyrtezaj)

Pak kohë më parë, Xhensila bëri dhe një tatuazh të veçantë dedikuar së bijës, duke gdhendur shkronjat e emrit të saj në të dyja duart, dhe kur i bashkon për t’u lutur formohet emri Ajka. “Të gjithë fëmijët tuaj do të mësohen nga Zoti dhe e madhe do të jetë paqja e tyre’ – Isaiah 54:13″, shkroi ajo. /abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Xhensila Myrtezaj (@xhensilamyrtezaj)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!