Qeveria franceze ka vendosur të mbajë të pandryshuara rregullat e bllokimit, të paktën për 15 ditët e ardhshme.
Vendimi u njoftua nga Kryeministri Jean Castex, i cili tha se të ashtuquajturat dyqane “jo thelbësore” do të mbeten të mbyllura.
Castex shtoi se një lehtësim i masave anti-Covid do të jetë i mundur, nëse infeksionet vazhdojnë të ulen, për festat e Krishtlindjeve.
Megjithatë, Castex tha se është pak herët për të blerë bileta treni dhe në çdo rast festimet nuk do të mund të zhvillohen si zakonisht. Ai theksoi se është e paarsyeshme për të organizuar “festa të mëdha për shumë njerëz”.
Ndërkohë, rastet e reja pozitive me Covid-19 në Francë ishin 33,172 në 24 orët e fundit, sipas të dhënave të publikuara nga qeveria Franceze. Në 24 orët e fundit u regjistruan 425 vdekje, duke e çuar në 42,960 numrin e viktimave. g.v/abcnews.al