Hoti: Deklaratat e Vuçiç nuk i shërbejnë njohjes reciproke

schedule19:44 - 12 Nëntor, 2020

schedule 19:44 - 12 Nëntor, 2020

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, ka reaguar pas deklaratave të Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç i cili u shpreh se situata me Kosovën nuk do të jetë çështje e lehtë.

Hoti nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook” deklaroi se Kosova është e përkushtuar për stabilitet në rajon.

Kryeministri i Kosovës theksoi se deklaratat e Vuçiç nuk i shërbejnë marrëdhënieve mes dy vendeve, ndërsa shtoi se janë në kundërshtim me të gjitha qëndrueshmërinë dhe zhvillimin ekonomik të rajonit.

“Deklarimet e Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, nuk janë në dobi të normalizimit të marrëdhënieve midis dy vendeve, arritjes së marrëveshjes përfundimtare dhe njohjes reciproke. Ato janë në kundërshtim me të gjitha zotimet që Serbia i ka bërë, nën garancitë e faktorit ndërkombëtar, për paqen e qëndrueshme dhe zhvillimin ekonomik të rajonit”, shkruan Hoti.

Statusi:

Kosova e përkushtuar për paqe e stabilitet në rajon dhe më gjerë.

Deklarimet e Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, nuk janë në dobi të normalizimit të marrëdhënieve midis dy vendeve, arritjes së marrëveshjes përfundimtare dhe njohjes reciproke.

Ato janë në kundërshtim me të gjitha zotimet që Serbia i ka bërë, nën garancat e faktorit ndërkombëtar, për paqen e qëndrueshme dhe zhvillimin ekonomik të rajonit.

Qeveria e Republikës së Kosovës vazhdon të mbetet e përkushtuar në rolin e saj konstruktiv në të mirë të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit të gjithë rajonit.

Qeveria e Republikës së Kosovës pret nga Bashkimi Evropian dhe nga NATO-ja të reagojë ndaj këtyre provokimeve.

Qeveria e Republikës së Kosovës do të vazhdojë angazhimin për anëtarësim sa më të shpejtë të vendit në NATO, Bashkimin Evropian dhe të gjitha institucionet relevante ndërkombëtare, si një vlerë e shtuar për zhvillimin e demokracisë dhe paqes në botë./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!