Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Familjaret e të sëmurëve tek Covid-2 në radhe për t’u dhënë ushqime, tek Infektivi mungon informacioni

schedule17:10 - 12 Nëntor, 2020

schedule 17:10 - 12 Nëntor, 2020

Nga Maksi Rama

Ora 12:00 e mesditës mbledh familjarë çdo ditë tek sporteli i Sanatoriumit. Ata i dorëzojnë stafit mjekësor ushqimet dhe veshmbathjet, e domosdoshme për të afërmit e tyre të shtruar.

Janë të shumtë çka i detyron të rijnë në radhë ndërsa stafi i spitalit duhet të përdorin karrocat për t’i transportuar Kjo punonjëse vjen për të marrë çantat e tyre dhe kryen këtë ritual të përditshëm.

Porositë me mbishkrimet e të dhënave të familjarëve janë të shumta sa punonjësja e “Shefqet Ndroqit” vjen e shkon disa here. Shpesh nuk kupton dhe shkrimin e familjarëve.

Edhe gjatë ditës së sotme lëvizjet e autoambulancave ishin të shpeshta. Të sëmurë që shtrohen por edhe ata në gjendje të mirë që transportohen në spitalin Covid-3.

Tek spitali Infektiv, familjarët janë të rrallë, por autoambulancat që sjellin pacientë nuk mungojnë. Familjarët kanë të njëjtin shqetësim, mungesën e informacionit për gjendjen e të afërmve të tyre.

“Prej dy javësh, nuk kemi marrë asnjë lloj informacioni, se si është. Mrena s’të lenë me hy. Është 40 vjeç. S’ka pasur shqetësime të tjera.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!