I moshuari, Stefano Bozzini ka surprizuar bashkëshorten e tij, e cila është e infektuar nga koronavirusi dhe si pasojë ndodhet e shtruar në një prej spitaleve Covid.
81-vjeçari ka marrë firzamonikën e tij ku përmes një potpuri këngësh ka surprizuar bashkëshorten dhe ka emocionuar të gjithë pacientët e tjerë.
I veshur me një triko të kuqe, një kapelë dhe maskë, burri luante gjithë entuziazëm ndërsa gruaja Carla Saçhi, e shikonte me shumë dashuri.
Kujtojmë që çifti së bashku kanë plot 47 vite që nga njohja e deri në ditët e sotme. l.k/abcnews.al