Sulmuesi i Lyon, Memphis Depay, ka disa kohë që flitet për një kalim te Barcelona. Ishte vetë lojtari që foli më shumë rreth kësaj teme pas barazimit të djeshëm kundër Italisë. Holandezi e thekson se Barcelona është klub i madh, por tashmë ai është i përqëndruar te Lyoni dhe tek kombëtarja e tij.
“Kush nuk do të donte të transferohej te Barcelona? Është klub i madh. Le të shikojmë çfarë ka rezervuar e ardhmja për mua. Katalanasit janë një nga ekipet më të mirë në botë dhe të gjithë futbollistët ëndërrojnë të luajnë për ta, por unë tashmë jam i përqëndruar në klubin dhe kombëtaren time.
Merkatoja nuk është e hapur. Për momentin nuk e kam mendjen tek ajo. Jam duke u stërvitur mirë dhe po përqëndrohem që të bëhem një lojtar më i mirë. Sigurisht që ka spekulime, por mendja ime nuk është atje në këto momente”, përfundon holandezi. /abcnews.al