Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala, është rikthyer të flasë rreth Covid-19. Kujtojmë se argjentinasi ishte ndër lojtarët e parë të infektuar në muajin mars, atëherë kur startoi dhe pandemia. Në një intervistë për “Vanity Fair”, ai pyetet edhe rreth jetës private si dhe për pasionin e tij për të grumbulluar fanellat e kundërshtarëve.
COVID-19 – “Ata, që e mohojnë se Covidi ekziston janë pak a shumë si ata persona, që mendojnë se Toka është e sheshtë. Mos më detyroni të flas më shumë, pasi isha vetë që e përjetova diçka të tillë”, deklaron 26-vjeçari.
FANELLAT – ” Unë kam qindra të tilla. Disa nga ato janë që ne i shkëmbejmë në fund të ndeshjeve, por ka dhe nga ato që janë dhurata nga miqtë e mi të skuadrës që luajnë në kombëtare të ndryshme. Gjithashtu, ka raste që edhe unë i blej ato”.
JETA PRIVATE – “Jam me fat që e njoh Orianën. Falë saj i shikoj gjërat ndryshe tashmë. Ne bëjmë shumë gjëra së bashku dhe unë jam i lumtur. Martesa? Do të shikojmë, ka kohë”, përfundon Dybala. /abcnews.al