Roli i mediave amerikane në shpalljen e fituesit të zgjedhjeve presidenciale

schedule10:17 - 12 Nëntor, 2020

schedule 10:17 - 12 Nëntor, 2020

Nga Alexandra Olson and David Koenig, Associated Press

Një ditë pas zgjedhjeve presidenciale të SHBA-së, veçanërisht pasi u parashikua se presidenti i zgjedhur do të jetë, Joe Biden, populli filloi të pyesë se pse mediat shpallin udhëheqësin e ri të amerikanëve.

Ndërkohë presidenti ende në detyrë, Donald Trump, vazhdon të kundërshtojë rezultatet e zgjedhjeve dhe pretendon se ka fituar, duke shtuar se zgjedhjet janë manipuluar.

Ndërkohë, agjencia e mirënjohur e lajmeve Associated Press (AP), e cila ka botuar rezultatet e zgjedhjeve amerikane që nga viti 1848, ka botuar një artikull të gjerë pse rezultatet e para të zgjedhjeve “shpalleshin” nga mediat.

AP shpall fituesin e zgjedhjeve që nga viti 1848

 

Data 3 nëntor shënoi zgjedhjet e 51 presidenciale amerikane. Çdo shtet ka rregullat e veta, të ndryshme dhe nuk ka asnjë komision kombëtar zgjedhor që do t’i tregonte botës se kush është fituesi në Shtetet e Bashkuara.

Kështu, vetëm mediave iu mbetet ky rol që të informojnë shpejt dhe saktë se kush është presidenti i ri. Mediat amerikane kanë njoftuar që nga viti 1848 se kush është presidenti i ri. Në 1848, Associated Press njoftoi se fituesi i zgjedhjeve ishte Zachary Taylor.

Si zgjidhet në të vërtetë presidenti i SHBA-së?

Bazuar në Kushtetutën Amerikane, presidenti amerikan zgjidhet nga votat elektorale. Sidoqoftë, është një proces që zgjat me javë të tëra dhe ndërkohë, ndërsa vazhdon numërimi, mediat janë bërë lojtarët kyç në mbledhjen dhe përpunimin e informacionit bazuar në rezultatet në secilin vend, dhe bazuar në këto rezultate ata shpallin presidentin e ardhshëm të SHBA-së.

Si lindi ky sistem?

AP shpjegon se nocioni i pritjes së rezultateve në të njëjtën ditë kur u mbajtën zgjedhjet është relativisht i ri dhe sqaron sistemin zgjedhor të SHBA-së.

Që nga Lufta Civile, fshatarët dhe veçanërisht politikanët nga jugu, kanë kundërshtuar që t’i japin pushtetit – qeverisë federale. Në fillim të historisë së SHBA-së, zgjedhjet u zhvilluan për disa ditë, dhe madje jo të gjitha shtetet votuan në të njëjtën ditë, e cila me kalimin e kohës u shndërrua në të gjitha shtetet që votuan në të njëjtën ditë, tha David Greenberg, një historian dhe profesor i gazetarisë në Universitetin Rutgers.

Sapo  përfundonin zgjedhjet, secili shtet zgjidhte zgjedhësit dhe ata do të votonin për kandidatin që do të merrte më shumë vota në atë shtet.

Cili është roli i mediave?

 

Roli i medias në projeksionin e zgjedhjeve evoluoi nga mbulimi i lajmeve,  sepse amerikanët nuk donin të prisnin për rezultatet deri në mes të dhjetorit.

Analisti i medias, Rick Edmonds ka theksuar se Komisioni Federal i Zgjedhjeve rregullon disa aspekte të zgjedhjeve, por nuk i shfaq votat në një tabelë. Kështu, ekzistonte një vakum midis rezultateve të shteteve individuale dhe rezultateve për vendimin kolektiv në nivelin e SHBA-së.

AP thotë se roli i tyre në numërimin e votave dhe analizimin e të dhënave është më e vjetër se Lufta Civile. Ata shtojnë se rrjetet televizive amerikane filluan të bënin analizën e tyre në vitin 1960 kur vendosën fituesin midis Richard Nixonin dhe John Kennedyn.

Këtë vit, gjithçka ishte e komplikuar nga koronavirusi, i cili bëri që njerëzit të votonin më herët ose me postë, kështu që procesi i numërimit të votave në disa vende zgjati më shumë. Gara ishte e ngushtë në disa shtete e bënë edhe më të vështirë parashikimin e fituesit të disa shteteve, transmeton abcnews.al

Votimi zhvillohej në Senat dhe votat elektorale duhej të mbërrinin të mërkurën e katërt në dhjetor. Rezultatet e votimit elektoral i dërgohen më pas Kongresit të sapozgjedhur, i cili mblidhet më 6 dhjetor dhe shpall rezultatet zyrtare të votimit elektoral.

Rrjete të ndryshme kabllore televizive dhe AP njoftuan të shtunën e kaluar se fituesi i ri është Joe Biden, katër ditë pas zgjedhjeve.

Si vendoset fituesi?

 

AP shpjegon se në 50 shtete të SHBA-së kanë profesionistë të pavarur, “stringers”, të cilët mbledhin vota nga zyrtarët në secilin qark, do të thotë të dhëna për votat. Gazetarë të tjerë të AP-së mbledhin të dhëna nga faqet e internetit të shteteve ose qarqeve individuale, si dhe nga bazat e të dhënave të shtetit federal.

Analistët dhe vendimmarrësit vlerësojnë numrin e votave dhe i kombinojnë atë me të dhënat demografike, historinë e votave dhe statistikat e votimit. Bazuar në të gjitha këto, ata shpallin fituesin.

Të shtunën, AP shpalli Biden fitues të zgjedhjeve pasi fitoi Pensilvania, e cila i dha atij më shumë se 270 votat e kërkuara. Rrjetet e mëdha, ndoqën të njëjtin projeksion dhe përdorën ose të dhënat AP-së ose të tjerë për të vendosur.

Por  kjo nuk i jep status zyrtar dikujt, pra presidentit të zgjedhur.

Po sikur të gabojnë?

AP shton se ndonjëherë ka pasur gabime. Në 1948, Chicago Daily Tribune raportoi në kopertinë se Harry Truman kishte humbur zgjedhjet bazuar në të dhënat e hershme. Shfaqja ishte e parakohshme dhe që atëherë Truman ka sfiduar sondazhet.

Në vitin 2000, stacionet kryesore televizive dhe AP raportuan se Florida po fitohej nga demokrati, Al Gore, duke u mbështetur në sondazhet nga dita e zgjedhjeve. Por gjithçka ndryshoi. Stacionet televizive që shpallën republikanin, George W Bush fitues më vonë tërhoqën parashikimet e tyre. Doli që gara ishte shumë e ngushtë për një vendim.

Më shumë se një muaj më vonë, gjithçka përfundoi në Gjykatën e Lartë duke urdhëruar numërimin, dhe Bush fitoi me një diferencë të ngushtë.

Po në lidhje me çështjet ligjore?

Fushata e Trump ka deklaruar se do të fillojë procese gjyqësore në të gjitha shtetet që Biden ka fituar. Prokurori i Përgjithshëm, William Barr, i cili u emërua nga Trump, ka lejuar prokurorët federalë në të gjithë SHBA-të për të hetuar akuzat për mashtrim, madje edhe para se të votojnë zgjedhësit.

AP shton se ata gjithashtu marrin parasysh procese gjyqësore, të tilla, kur projektojnë fituesin e një shteti. Avokati i Trump, Rudy Giuliani, mbajti një konferencë shtypi të shtunën për të folur në lidhje me manipulimet e zgjedhjeve.

Ai më pas tha se mediat nuk kanë asnjë rol zyrtar në shpalljen e rezultateve të zgjedhjeve.

“Kjo është e vërtetë”, thotë AP, duke shtuar se pret që kjo të vazhdojë sepse është bërë një praktikë. Ai  beson se media do të prezantojë vetëm metoda të reja që do të dërgojnë në rezultate edhe më të sakta. Përktheu Sonila Backa/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!