Deputetët e opozitës bënë të ditur se kanë thirrur në dëgjesë kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj për ligjin e posaçëm për Teatrin Kombëtar.
Kërkesa për dëgjesën është firmosur nga deputetët e opozitës në Komisionin për edukimin dhe mjetet e informimit publik, të cilët kanë thirrur Kryetarin e Bashkisë, Erion Veliaj. Ligjvënësit demokratë ngrenë shqetësimin se ligji i propozuar, ku ai ka rolin e Negociatorit, është në kundërshtim me Kushtetutën dhe disa ligje të tjera.
Në çështjet e rendit të ditës, deputetët e opozitës kanë përfshirë për diskutim edhe mënyrën sesi do të zhvillohet territori përreth Teatrit Kombëtar.
Dëgjesa e thirrur nga opozita që, në zbatim të Rregullores, përbën më shumë se 1/3-ën e komisionit, është kërkuar pas një jave, të mërkurën, në 4 Korrik. /abcnews.al


