Ministri gjermam: S’ka normalitet gjatë dimrit, do të na shoqërojë maska

schedule09:20 - 12 Nëntor, 2020

schedule 09:20 - 12 Nëntor, 2020

Vala e dytë e koronavirusit ka sjellë një shtim rekord të rasteve të reja, por fatkeqësisht edhe të viktimave.

Ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Spann i tha sot transmetuesit shtetëror RBB se ai priste që kufizimet e vendosura për të ndaluar përhapjen e pandemisë të vazhdonin gjatë gjithë dimrit.

Ai shtoi se nuk besonte se jeta do të kthehej në normalitet në dhjetor ose janar, edhe nëse numri i rasteve zvogëlohet.

Si shumë vende të tjera edhe Gjermania po përballet me një shtim të rasteve, ndërsa po aplikohet bllokimi i pjesshëm që prej 4 nëntorit. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!